Vdes 68-vjeçari nga Ferizaj, pësoi djegie të rënda në oborrin e shtëpisë
Autori: Gazeta inFokus
08:28 | 21 Tetor 2026
Rasti i rëndë i raportuar të dielën mbrëma në Ferizaj, ku një 68-vjeçar kishte pësuar djegie të rënda në rrethana që po hetohen si tentim vetëvrasjeje, ka përfunduar me fatalitet.
Siç raporton Sinjali, R.S., rreth 68 vjeç, ka ndërruar jetë më 19 tetor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte transferuar për trajtim mjekësor pas incidentit.
Ngjarja kishte ndodhur më 18 tetor, rreth orës 20:10, në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj.
Sipas raportimeve, familjarët kishin dëgjuar britma në oborrin e shtëpisë dhe, pasi kishin dalë jashtë, e kishin gjetur 68-vjeçarin të përfshirë nga flakët. Ata kishin ndërhyrë menjëherë për ta shuar zjarrin dhe kishin njoftuar ekipet emergjente, të cilat i kishin ofruar ndihmën e parë.
Viktima ishte dërguar fillimisht në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda ishte transferuar në QKUK, ku ndërroi jetë një ditë më vonë.
Pas konfirmimit të vdekjes, hetuesit rajonalë të Ferizajt kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit. Me autorizim të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Rasti fillimisht ishte evidentuar si “Tentim vetëvrasjeje”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































