Lajme

Vdes 45-vjeçarja që ishte aksidentuar para disa ditësh në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 15 December 2022

Një grua 45-vjeçare ka vdekur orët e para të së enjtes, pasi ishte aksidentuar më 9 dhjetor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën Hasan Prishtina në Obiliq”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera