Lajme

Vdes 28 vjeçari që u godit nga një veturë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 01 January 2023

Një 28-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura të  shtunën rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima A.J, ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.

-Advertisement-

“Sot rreth ores 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A.J. 28-vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth ores 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, tha Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera