Lajme

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 23 August 2026

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët

Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.

Sipas njoftimit të sindikatës, në mbledhje do të shqyrtohet situata e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet që kanë rezultuar me lëndime dhe vdekje të punëtorëve.

-Advertisement-

Në rend dite është edhe marrja e qëndrimeve dhe masave të nevojshme për rritjen e presionit ndaj punëdhënësit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në vendet e punës.

Mbledhja do të nisë në orën 08:00, në zyrën e Sindikatës së Re të KEK-ut

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy