Lajme

“Vdekje e dyshimtë”, pranë trupit të pajetë të polices u gjet edhe një armë zjarri

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 14 November 2021

Policia e Kosovës dhe Prokuroria përmes një konference për media janë deklaruar për vdekjen e zyrtares policore, Ajtene Islami, pranë varrezave të qytetit në Gjilan.

Remzi Azemi, shef i hetimeve rajonale, thotë se në afërsi të trupit të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri, raporton Indeksonline.

Tutje ai bën të ditur se është hapur rasti “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi është dërguar për obduksion.

-Advertisement-

“Të gjitha veprimet hetimore nga ana e prokurorit, forenzikës, po vazhdojnë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërgu për në obduksion. Ngjarje shumë e rëndë, na ka tronditur të gjithëve”.

Tutje, ai tregon se viktima ishte në marrëdhënie të rregullta pune pranë drejtorisë së Policisë në Gjilan.

“Kemi njoftuar familjarët e saj. Një ekip i Policisë do të jenë pranë familjes për ti ndihmuar çka kanë nevojë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera