Lajme

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj – Dërgohet pa shenja jete në spital një 28 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 30 April 2023

Një 28 vjeçar ka vdekur mesditën e sotme në Skenderaj. Policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Insajderit se sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

Sipas tij, hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

-Advertisement-

Tutje, Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera