Lajme

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 21 November 2020

Një grua e cila po jetonte e vetme në një shtëpi në Mitrovicë ka vdekur dje.

Sipas policisë kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dal në vendin e ngjarjes teksa rasti nga PK-ja është cilësuar i dyshimtë.

“Rr. Xhemajl Hoxha, Mitrovicë 20.11.2020-17:55. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj”, ka njoftuar PKM-ja.

-Advertisement-

Tutje në këtë njoftim është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo është bërë me vendim të prokurorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera