Lajme

Vdekja e foshnjës 3 javëshe, babai akuzon Spitalin e Prizrenit: E lëshuan pa u shëru

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 23 June 2021

Mëngjesi i 15 qershorit të këtij viti ishte i dhimbshëm për familjen Rrafshi nga fshati Duhël i Komunës së Suharekës. Ata humbën foshnjën e tyre 3 javëshe të gjinisë mashkullore.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se më atë datë, familjarët e kishin sjellë një foshnje në Qendrën Emergjente në Suharekë, ku pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete, shkruan Indeksonline.

Tutje, PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

-Advertisement-

Lidhur me rastin, për Indeksonline ka folur babai i foshnjës, Fadil Rrafshi, i cili shpalosi dyshimet e tij.

Ai thotë se djali i tyre ishte i sëmurë nga zemra, por se sipas tij, nuk e mori shërbimin e duhur mjekësor, andaj edhe vdiq.

“Me 25.05.2021 ka lind shoqja dhe pas 4 dite ja kanë ba bebës analizat, me vones, dhe kishte infeksion në gjak. Një javë ka qëndru në okubator në gjam dhe pas një jave, më 04.6.2021 e lirun nga spitali dhe këshilluan që pas dy jave ta sjellim në kontroll dha ka dyshim është smut prej zemrës. Ai më vdiq ende pa i ba 10 ditë që erdh nga spitali“, tha ai.

Sipas Fadil Rrafshit, Spitali i Prizrenit, ku e dërguan foshnjën, nuk ia ofroi shërbimin mjekësor që i nevojitej, madje edhe e liruan pa u shëruar.

“E kan dit, i kan than shoqës qe është smut prej zemres. Spitali i Prizrenit nuk u dasht me liru pa u shëru, po me dërgu në Prishtinë, te kardiologu.

Unë kam qenë në Pejë, shoqja në mëngjes e ka pa qe nuk po i hap sytë dhe është i bllokum, e ka qu te mjeku, rrugës ka ndërru jetë. Un kam ardh për një orë nga Peja dhe në emergjencë jam taku me policin“, u shpreh Rrafshi.

Fadil Rrafshi konfirmon se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion por se akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren të cilët kanë thënë se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera