Lajme

Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, Hyseni: Shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 08 July 2023

Pas tragjedisë në Gjilan ku humbi jetën si pasojë e zjarrit një 50 vjeçar, ka reaguar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve duke shpresuar që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë.

“Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, shkruan Hyseni.

-Advertisement-

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve.

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie.

Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera