Lajme

Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 25 November 2024

Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pasi dyshohet se ka pësuar lëndime në vendin e punës. Policia në raporton 24-orësh ka theksuar se për këtë rast janë arrestuar tre menaxherë, të cilët janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Policia dje e ka konfirmuar vdekjen tragjike të 25-vjeçarit në një objekt ndërtimi.

-Advertisement-

“Në rrugën “Ekrem Rrexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, ka theksuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera