Lajme

Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 25 November 2024

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave “Superpuna” është shembull  flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar, duke shtuar se duhet të hetohet e auditohet menjëherë.

Sipas tij ky projekt u krijua dhe u zbatua në mënyrë të dyshimtë, duke anashkaluar bazën ligjore dhe kriteret që rregullojnë funksionimin e Zyrave të Punësimit në Kosovë.

“Përmes një sekretariati të emëruar politikisht, u shmangën institucionet e rregullta dhe u injoruan plotësisht procedurat ligjore”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se ky projekt po tentohet tanimë t’u kalohet zyrave lokale të punësimit.

“Çështja është se pse nuk u përfshinë Zyrat e Punës që në fillim?

Kush e ka udhëhequr këtë projekt dhe si?

A ka pasur ndonjë mekanizëm llogaridhënës dhe a është audituar projekti?

Sa miliona euro janë shpenzuar deri më tani?

Pse është ndërruar vendimi i parë për themelimin e Sekretariatit të Superpunës?

A është dashur që Agjencia e Punësimit të Kosovës, permes Zyrave të Punësimit, të monitorojë zbatimin e skemës?

A duhet Agjencia e Punesimit dhe ZP-të ta pranojnë këtë projekt të dyshimtë tash në fund të mandatit dhe projektit?”, ka pyetur Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera