Vazhdon vaksinimi anti-COVID, qytetarët apelojnë për vaksinim
Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 19 December 2021
Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 dhe gripit sezonal po vazhdon edhe sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Aty shumica e qytetarëve po vaksinohen me dozën e tretë dhe po apelojnë tek të tjerët që të vaksinohen.
Skender Shylemaja tha se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen që mos të vijmë deri te infektimi masiv.
“Kam ardhur me marrë vaksinën e tretë. Sot gjashtë muaj e kam marrë të dytën, po ndihem mirë, problem nuk ka. Edhe kisha apeluar te të gjithë të tjerët të cilën se kanë marrë vaksinën të vijnë të vaksinohen se është në të mirë më se pari të shëndetit të tyre dhe është mirë për gjithë popullatën mos me ardhur të infektimi masiv”, ka thënë ai.
Të njëjtin mendim ka edhe Nexhmije Ademaj që është vaksinuar me dozën e tretë.
“Vaksinën e tretë e kam marrë, shumë mirë kalova, mirë na presin. Apeloj të gjithë qytetarët që ta marrin, kur krejt bota e merr pse na mos me marrë”, ka thënë ajo.
E Sami Reizraka tregon që ka marrë të gjitha vaksinat kundër Codvid-19 edhe atë të gripit sezonal.
“Vaksinat i kam marrë të gjitha deri më tani, e kam marrë vaksinën kundër gripit, të gjitha këto që i kam marrë nuk kam pas kurrfarë problemi, as dhimbje. Prandaj apeloj të tjerët që të vijnë ta marrin këtë vaksinë sepse kjo është shumë e nevojshme, e dobishme për mua dhe për njerëzit tjerë dhe për mospërhapjen e Covid-19”, ka thënë ai.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.
Ndërkaq, deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Të tjera
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...