Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 04 November 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: 1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; 2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; 3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”, shkruan në njoftim.
“Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”, thuhet tutje aty, përcjell Klankosova.tv.
“Informacionet më të detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Votimi jashtë Kosovës, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me...
-
Reagon ashpër Berisha pas kërcënimit ndaj kreut të AAK-së: Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin Ramush Haradinaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ...
-
Ministria e Faton Pecit ka shpenzuar mbi 7 mijë e 500 euro për ‘Darkën e Lamës’
Mbi 7 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Bujqësisë, “Darka e Lamës”, e org...
-
Konjufca në takim lamtumirës me Hovenierin: ShBA-ja, aleati ynë më i madh, do të angazhohemi për të forcuar edhe më shumë raportet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës ...
-
Haradinaj takon sindikalistët e Shëndetësisë: Ikja e mjekëve ndalet vetëm me përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjes së pagave
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Bllokohen mandarinat shqiptare/ Disa vende të BE-së i kthejnë në kufi: Nivele të larta të pesticideve
Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me man...
-
Nëna e Martin Canit: Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij
Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvi...
-
Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-...
-
“Ky veq plụmbin e ka hak”, reagon AGK-ja pasi u kërcënua me vrạsje Ilir Mirena
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për kërcënimin me vrasje ndaj ...
-
Reagon drejtori i menzës për fotografitë me krimba në ushqimin e studentëve: “Është fotografi e vjetër”
Sot deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka publikua...
-
Ndalohen nga tregu mallra në vlerë të 30 mijë eurove
Dogana dhe Policia e Kosovës në orët e pasdites së djeshme kanë ndaluar dy au...
-
Samiti në Bruksel mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kol...