Lajme

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 13 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se, derisa të përfundojë numërimi i votave me postë, po përgatitet procesi për fillimin e numërimit të votave me kusht dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së, votimi me kusht është realizuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8,751 votues, ndërsa për votimin e personave me nevoja të veçanta janë regjistruar 3,144 votues.

Para nisjes së numërimit të këtyre fletëvotimeve, po bëhet skanimi i listës së votuesve të përdorur në vendvotimet e rregullta, me qëllim krahasimin e të dhënave dhe identifikimin e rasteve të mundshme të votimit të dyfishtë.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy