Lajme

Vazhdon edhe sot panairi i mjaltit në Strugë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 06 August 2017

Në organizim të Lidhjes së shoqatave bletare të Maqedonisë, edhe sot në Strugë po vazhdon Panairi i 3-të i mjaltit.

Sipas njoftimit po marrin pjesë rreth 20 ekspozuesve nga Shkupi, Shtipi, Radovishi, Koçani, Manastiri, Prilepi, Ohri, Dibra, Vinica, makedonski Brodi dhe Struga, por ka edhe mysafirë nga Serbia dhe Shqipëria.

Qytetarët do të kenë rast që të blejnë mjaltë dhe prodhime të tjera të bletëve drejtpërdrejt nga prodhuesit, ndërsa në disa nga stendat do të shitet edhe mjaltë e certifikuar organike.

-Advertisement-

Qëllimi i këtij manifestimi tradicional, i cili wshtw hapur dje, është që të promovohen prodhimet e bletëve dhe të iniciohet përfaqësim më i madh i bletarisë në Maqedoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera