Rozë

Vazhdon beteja e Snoop Dogg me Trump, reperi do të lansojë albumin “Make America Crip Again” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 23 October 2017

Reperi Snoop Dogg e ka paralajmëruar albumin e tij të ri me titull, “Make America Crip Again”.

Titulli i albumit është frymëzuar nga sllogani i Donald Trump gjatë fushatës presidenciale: “Make America Great Again”.

-Advertisement-

Duke qenë anëtar i bandës afroamerikane “Crips”, ai e ka zëvendësuar fjalën “great” me “crip”.

Albumi i 16-të me radhë i reperit legjendar do të vijë për fansat e tij nga data 27 tetor.

Vazhdon beteja e Snoop Dogg me presidentin e SHBA-ve (Getty Images)

Ky do të jetë albumi i dytë i Snoop gjatë këtij viti, pas albumit “Neva Left” që u lansua në muajin korrik.

“Make America Crip Again” është vazhdim i betejës së reperit me presidentin Trump.

Më poshtë është lista e këngëve që janë pjesë e albumit të ri të Snoop Dogg:

1. M.A.C.A.
2. 3’s Company (ft. Chris Brown & OT Genasis)
3. Good Foot
4. Dis Finna Be a Breeze (ft. Ha Ha Davis)
5. None of Mine
6. My Last Name (ft. October London)
7. Sports Center (ft. Designer Flow)
8. Fly Away (ft. Shon Lawon)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera