Vazhdojnë reshjet e shiut, rrezik për vërshime nesër në veri e veriperëndim të vendit
Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 23 January 2023
Reshjet e shiut që shkaktuan vërshime në Kosovë gjatë javës së kaluar, janë rikthyer këtë të hënë dhe pritet të vazhdojnë së paku edhe të martën.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje në intensitet të lartë do vazhdojnë për këto dy ditë e pritet të qetësohen në ditët tjera.
Si pasojë e kësaj, Bashkim Kastrati nga ky Institut, ka bërë të ditur se cilat rajone të Kosovës janë më të rrezikuara nga vërshimet.
“Edhe gjatë ditëve në vijim planifikohet që do të ketë reshje, sot e nesër. Fatkeqësisht duke pasur parasysh që nivelet e lumenjve kanë qenë të larta gjatë vërshimeve duhet të kemi kujdes pasi mund të ketë sërish vështërsi në disa zona. Sasia e reshjeve pritet të jetë më e lartë në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Kosovë, por reshje do të ketë edhe në pellgjet të tjera lumore”, deklaroi Kastrati për Dukagjinin.
Një nga zonat që ishte e prekur nga vërshimet e së enjtes ishte edhe Komuna e Deçanit.
Nga kjo komunë thonë të kenë bërë intervenime në disa pika më të rrezikuara derisa shtojnë se kanë një vlerë të përafërt të dëmeve.
Izet Zenuni, drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në komunën e Deçanit ka thënë se masat e marra, kanë zbutur situatën kësaj radhe.
“Është intervenuar te Baballoqi dhe kemi pasur dëme më pak këtë herë. Jemi në proces të vlerësimit të dëmeve dhe jemi gati në përfundim të raportit. Përafërsisht vlera e dëmeve nga këto vërshime mund të shkoj në gjysmë milioni euro”.
Komunat me të dëmtuara nga vërshimet e javës së kaluar ishin: Skenderaji, Mitrovica, Klina e Istogu.
Temperaturat priten të ulën në fund të kësaj jave, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në disa zona mund të ketë edhe borë.
Të tjera
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...
-
Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë
Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo vit...
-
Moti sot me vranësira e shi
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shk...
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...