Lajme

Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e varrezave masive në Rashkë të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 30 November 2020

Në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet për zhvarrojesen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës në Kizhevak të Rshkakës, në Serbi.

Gjatë kësaj të hëne përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

Kështu është bërë e ditur nga komunikatën e Zyrës për Komunikim e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

‘Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve”, thuhet në këtë komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera