Vazhdojnë alarmet për bomba, nxënësit ankohen për humbje të orëve
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 24 February 2023
19 paralajmërimet e sotme për bomba në 19 shkolla të Maqedonisë së Veriut sërish rezultuan të rreme, informuan nga Ministria e atjeshme e Punëve të Brendshme. Që nxënësit të mos humbin nga mësimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka udhëzuar shkollat që në ditët kur do të jenë të kërcënuara, mësimin ta zhvillojnë online, duke vazhduar nga ora e humbur pas një ore pushim.
Me këtë vendim nuk pajtohen shumë mësimdhënës dhe nxënës. Këta të fundit thonë se paralajmërimet për bomba po shkaktojnë humbje të mëdha në procesin mësimor dhe probleme psikologjike. Madje, ata thonë se ndjehen të dështuar si gjeneratë.
“Kjo ka ndikuar shumë sepse ne kemi pas edhe me nota, për shkak të lajmërimeve të bombës ne nuk kemi mundur të përgjigjemi me nota ose t’i mësojmë mësimet dhe për këtë arsye ndjehem shumë keq. Online nuk i kemi të gjitha kushtet. Lëndët si matematika, fizika nuk janë aq lëndë të lehta që mund t’i mësojmë online”, tha një nxënëse.
“Prandaj, është më mirë që të vijmë dhe të mësojmë me prezencë fizike. Ka pak panik sepse nuk e dimë nëse është e vërtet apo është vetëm që të na bëjnë panik e të na largojnë nga mësimet. Edhe klasa jonë, po edhe gjenerata jonë kemi dështuar shumë nga humbja e mësimeve këto ditë”, u shpreh një nxënëse.
Mësuesi Selajdin Hamidi apelon institucionet përkatëse që urgjentisht t’i japin fund kësaj çështjeje. Siç tha ai, akoma pa u tejkaluar pasojat e pandemisë, nxënësit po përballen me pasoja të reja psikike.
Kryeministri Kovaçevski një ditë më parë deklaroi se hetimi për bombat ka zbardhur të dhëna interesante fillestare. Sot ai duke u sqaruar tha se dyshimet janë se njoftimet për bombë vijnë nga dikush që nuk e do të mirën e Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk
Të tjera
-
Gjini: Serbia do me e nda Kosovën në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se Serbia nuk e do Asociacionin e Komun...
-
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për ...
-
“Deri në vitin 2029 ne duhet të jemi gati për lu*ftë”, Gjermania në alarm
Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me një luftë deri në vitin 2029.” K...
-
Rama nuk u ngrit ta takonte, Kurti zbulon çfarë ndodhi mes tyre në Samitin e Kotorrit
Një shtrëngim i ftohtë duarsh dhe ngurrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ...
-
Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri
Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ard...
-
Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që ...
-
Kina miraton provat e para publike të makinave vetë-drejtuese
Kina i dha miratimin grupit të parë prej nëntë prodhuesish automjetesh, për t...
-
Kurti: Kërc ënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vite
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serb...
-
Del në publik pas plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin
Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në p...
-
Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar n...
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmb...
-
Ambasadori Rohde: Qeveria s’i dëgjoi këshillat tona
“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që...