Sport

Varianti i koronavirusit mbërrinë edhe në Madeira të Portugalisë

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 28 December 2020

Varianti i ri i koronavirusit i lidhur me një rritje të shpejtë të infeksioneve në Britani është zbuluar në ishullin Portugez të Madeira.

Në një deklaratë të dielën, autoriteti rajonal i mbrojtjes civile tha se varianti i ri ishte “zbuluar tek udhëtarët që mbërritën në Madeira nga Mbretëria e Bashkuar” por nuk përcaktoi sa njerëz ishin infektuar ose kur rastet u gjetën.

Portugalia, me pak më shumë se 10 milion njerëz, ka raportuar 6,619 vdekje dhe gjithsej 394,573 infeksione. Pas një vale të parë relativisht të butë, rastet u rritën ndjeshëm në të dytën, megjithëse ato janë lehtësuar kohët e fundit.

-Advertisement-

Në përgjigje të variantit të ri, dhe  Portugalia njoftoi javën e kaluar se po mbyllte kufijtë për udhëtarët në Britani, përveç atyre që janë regjistruar tashmë si banorë dhe shtetas portugezë që jetojnë në Britani, shkruan Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera