Sport

Vardari – Shkëndija, ja kur zhvillohet kjo përballje

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 18 April 2018

KF Shkëndija ka udhëtuar drejt Shkupit për ndeshjen e sotme me ekipin e dytë në renditje Vardarin, në një takim që mund të shkurtojë shumë rrugën drejt sigurimit matematikor të titullit të kampionit. Ndeshja nis në orën 15:00, shkruan infokusi.

Kur kanë mbetur edhe 9-të ndeshje deri në fund të sezonit, Shkëndija ka 20-të pikë më shumë se ndjekësi më i afërt në renditje, Vardari. Pikërisht këta të fundit janë kundërshtari i rradhës për ekipin tonë, që po ec sigurtë drejt titullit të kampionit. Kuqezinjtë dominojnë futbollin vendor si asnjëherë më parë, duke nxjerë rivalët jashta objektivave në kampionat dhe Kupë që në fillim të muajit mars.

Përballja e sotme do të ritakon këta dy rivalë pas ndeshjes së fundit të luajtur më 7 mars, kur Shkëndija në Tetovë fitonte bindshëm 4:0 duke i dhënë Vardarit ‘shuplakë’ edhe në Kupën e Maqedonisë, pasi paraprakisht ishin arratisur me diferencë të madhe në kampionat. Ecuria e shkëlqyeshme ka bërë që kjo ndeshje mos të ketë kurfarë vlere, përveç faktit që me fitore eventuale Shkëndija shkurton dukshëm rrugën drejt sigurimit edhe matematikisht të titullit të kampionit shumë xhiro para fundit të sezonit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Krerët e FFK-së vizituan pjesëmarrësit e kursit të tretë për Licencën C të UEFA-s

Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, nuk njohin humbjen në pranverë dhe kanë efekt prej 7-të fitoreve dhe dy barazimeve në nëntë ndeshje kampionale, prej të cilave në tetë të fundit të njëpasnjëshme nuk kanë pranuar gol. Ndërkohë, Vardari duket i ‘gjunjëzuar’ para kuqezinjëve tanë dhe kanë shënuar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, kur dy herë janë mundur dhe kanë barazuar në katër përballje. Kundërshtari në këtë duel me Shkëndijën hyn me tre barazime të njëpasnjëshme, pasi herën e fundit kanë mundur 1:0 Renovën më 17 mars.

Kuqezinjtë pas triumfit të fundit 0:6 në fushë të Pelisterit kanë kthyer fokusin ka sfida e rradhës kampionale. Stafi teknik kërkon seriozitet maksimal, por në asnjë mënyrë ndonjë eufori të panevojshme, duke shikuar këtë përballje si gjithë tjerat. Nuk ka probleme me formacionin, pasi gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë e gjithashtu nuk kemi as pezullime.

Ndeshja Vardari-Shkëndija luhet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, me fillim në orën 15:00.


Shkëndija këtë sezon dominuese ndaj Vardarit

Ky është vit i Shkëndijës dhe kuqezinjtë tanë kanë dominuar rivalët në të dyja garat vendore. Sinjalet e një sezoni të shkëlqyeshëm u panë që në xhiron e parë të kësaj kampanje kur Shkëndija më 12 gusht në Tetovë fitoi Vardarin 2:0 dhe praktikisht nisi sezonin me tre pikë epërsi para rivalit. Krahas kampionatit, tanimë disa vite me radhë dy rivalët e mëdhenj ndeshen në fazën e hershme të Kupës dhe Shkëndija sërish ruajti bilansin pozitiv duke eliminuar kundërshtarin për herë të katërt në pesë edicione që janë vënë përballë njëra tjetrës. Barazim 1:1 në Shkup dhe triumf bindës 4:0 në Tetovë hodhën Vardarin jashta Kupës edhe këtë sezon, me Shkëndijën që më vonë eliminoi edhe Renovën në gjysmëfinale për të siguruar finalen ku do të diskutohet trofeu.

Këtë pranverë regjisrtojmë edhe barazimin 1:1 në Tetovë për pikë kampionale. Dështimin e vetëm në takimet e këtij sezoni kuqezinjtë e kishin në vjeshtë kur edhe pse dominuan dhe dy herë ishin në epërsi, në fund rënia e koncentrimit kushtoi me humbje 4:2, që më vonë me ecuri të shkëlqyeshme u bë tërësisht e pavlefshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera