Van Dijk zbulon objektivin personal: Dua të bëhem legjendë e Liverpool-it
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 21 February 2019
Virgil van Dijk pretendon se ka pasur një kohë, kur nuk ishte mjaft i mirë, por si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, tani kërkon të bëhet legjenda e Liverpool-it. Duke u kthyer pas në karrierë, holandezi ndërkombëtar ka zbuluar se ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Van Dijk i tha BBC Sport:
“Në moshën 16-vjeçare isha lojtar i ngadalshëm në të djathtë, por nuk isha mjaft i mirë për të luajtur si qendërmbrojtës. Unë kurrë nuk kam qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, derisa luajta për U-19 dhe u bëra kapiten. Pastaj, gjithçka shkoi shumë më mirë. Luajta disa ndeshje për U-23 dhe pas kësaj gjërat shkuan për mbarë.
Në Angli e nisa me Southampton, ku dhashë gjithçka. Isha i lumtur të luaja, sepse u ktheva nga një lëndim 8-mujor. Në dhjetor mora një telefonatë, ku më thanë se klubi arriti një marrëveshje dhe unë mund të flisja me Liverpool. Me të vërtetë isha shumë i lumtur. Unë luajta në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, në Cardiff, më 2017”.
I pyetur se si dëshiron të mbahet mend në të ardhmen, Van Dijk tha: “Si një legjendë e Liverpool-it. Unë dua të arrij gjëra të mahnitshme këtu. Ne kemi një skuadër fantastike, kemi gjithçka. Klubi bëri sakrificë financiare për të marrë dhe dua të jap gjithçka për të. Kur luani për këtë klub, gjithmonë do të jeni i mirëpritur, pasi konsideroheni pjesë e familjes. Kjo është një nga arsyet pse kam dashur të luaj për Liverpool”.

T� tjera
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...































