Sport

“Valoni himnin do ta këndonte vetëm për Kosovën, kjo është porosia ime për talentët që kanë mëdyshje për Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 31 August 2018
Futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. 33-vjeçari që nga viti 2005 është pjesë e skuadrës helvetike ndërkohë që ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore.

‘Rusia 2018’ ishte kampionati i fundit i botës në të cilin Valoni morri pjesë, për tu larguar më pas me vetëm një telefonatë nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviç.Ndryshe, Petkoviç e ka ftuar edhe Johan Djourou dhe Stephan Lichtsteiner për dy ndeshjet e radhës të Zvicrës, por jo edhe Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin.Për katër lojtarët e lartëpërmednur, Petkoviç pati thënë se nuk do të ftohen në Përfaqësueses për shkak të moshës. Gjithsesi, Petkoviç ka bërë përjashtim për shqiptarët.

Ai ditë më parë ka thënë se Valon Behrami nuk e kuptoi. “Unë nuk e kam atë të drejtë të pensionoj lojtarët, vetëm mund të përzgjedh ose jo një futbollist.  Kam dashur vetëm t’i informojë disa lojtarë se ndeshjet në Ligën e Kombeve do t’i shfrytëzojë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj për të pasur më të lehtë të zgjedh skuadrën për kualifikimet e vitit të ardhshëm për Euro 2020. Të gjithë lojtarët e kuptuan arsyeshmërinë time, Gelson Fernandes madje e kishte pritur se kishte vendosur të pensionohej, të gjithë tjerët e kuptuar, fatkeqësisht vetëm Valoni jo”, u shpreh Petkovic për mediat zvicerane.

“Petkoviç nuk ka fytyrë që t’i del përballë Valonit”

-Advertisement-

Insporti.com e ka kontaktuar babain e Valon Behramit, Ragipi i cili ka folur për çështjen në fjalë. “Petkovic nuk ka fytyrë që t’i del përballë Valonit dhe t’ia thotë lajmin për largim.

Ai ka thënë se nuk do t’i ftojë edhe disa lojtarë përpos Valonit, por nga lista e fundit u pa se vetëm Valoni është përjashtuar”, ka thënë Ragip Behrami.Ai insiston se kjo çështje është politike. “Kjo punë është kryekëput politike.  Nuk e di se çka i ka penguar atij Valoni i cili ka dhënë kontribut të madh për Zvicrën. Ndoshta i ka penguar fakti se Valoni ka qenë lojtar i drejt dhe i ka mbrojtur shokët e ekipit sikurse Xhakën dhe Shaqirin, kur ka reaguar për dënimet që i kanë marrë për bërjen e shqiponjës pas ndeshjes ndaj Serbisë në Botëror”, theksoi Ragip Behrami.Behrami zbulon se ka qenë për katër ditë në Itali ku e ka vizituar Behramin te skuadra e Udineses.

“Kemi biseduar për shumë gjëra. Valoni nuk ka se çka të thotë më. Ai i ka thënë të gjitha”, shtoi Ragip Behrami.

“Himnin do ta këndonte vetëm për Kosovën”

Mitrovicasi Ragip Behrami ndër të tjera ka folur edhe për një fakt interesant rreth Valonit në kohën sa ky i fundit ka qenë pjesë e Zvicrës. “Pikërisht herën e fundit e kam pyetur se pse nuk e ka kënduar himnin e Zvicrës dhe ai më ka thënë se këtë do ta bënte vetëm për Kosovën dhe askënd tjetër.

Në kohën sa e kemi pranuar Zvicrën nuk ka qenë e pranuar Kosova. Pas pranimit, Zvicra ka shkaktuar probleme që lojtarët të vijnë për Kosovë”, potencoi Ragip Behrami.

“Futbollistët e rinj shqiptarë të mendojnë mirë”

Krahas Valon Behramit tashmë të larguar, për Zvicrën paraqiten edhe një ‘armatë” e futbollistëve shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili derisa më parë është aktivizuar edhe Pajtim Kasami.

Së fundmi Zvicrës i ka thënë ‘PO’ edhe talenti nga Kosova, Albian Ajeti që luan me Baselin. “Tashmë kanë mundësi që të zgjedhin për Kosovën. Mua nuk më takon që tu ndërhyjë lojtarëve. Por, mund të them se në kohën sa Valoni e ka pranuar Zvicrën, Kosova nuk ka qenë e pranuar. Tashmë Kosova ekziston. Le të mendohen mirë para se të vendosin”.Ragipi në fund tha se e ka përcjellur ndeshjen e fundit miqësore të Kosovës ndaj Shqipërisë të zhvilluar në Cyrih. “Për 5-6 vite, Kosova, do ta bëjë një Kombëtare shumë të fortë. E kam parë ndeshjen e fundit me Shqipërinë dhe më ka pëlqyer shumë ekipi”, përfundoi Ragip Behrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera