Lajme

Valon Syla: Vjosa Osmani sot ishte e vetmuar kundër KPK-së, Vetëvendosjen nuk e ka pas vetes

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 17 October 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këtë çështje po diskutohet në emisionin Pressing të T7.

Valon Syla, gazetar ka thënë se në këtë betejë Vjosa Osmani ka qenë e vetme.

-Advertisement-

Sipas tij, ka pasur shumë pak reagime nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij Osmani është e vetme në këtë betejë, pa partnerin e koalicionit.

”Vjosa Osmani sot ishte në betejë të vetmuar nga partneri i vet i koalicionit”, ka thënë ai.

Gjatë emisionit Pressing, avokati Faton Fetahu ka thënë se Osmani ka bërë shkelje të Kushtetutës.

Për këtë Syla tha se kjo edhe mund të jetë një arsyeje pse Osmani është vetëm.

”Edhe mendoj që Vjosa Osmani i frikësohet që kjo që po debatojmë sonte mund ta vendosë edhe Gjykata Kushtetuese. Ky rast tash është material për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera