Sport

Valon Berisha, mungesa e madhe e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 03 September 2018

Valon Berisha është vlerësuar prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës në eliminatoret për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.

Mesfushori i Lazios vazhdon të vlerësohet i rëndësishëm për “dardanët”, ndonëse ka kohë që nuk është paraqitur për përfaqësuese. 25-vjeçari do të mungojë edhe në dy takimet e para të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, që luhen pas pak ditësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lideri i mesfushës së Kosovës nuk ka mundur të sanojë plotësisht një lëndim muskulor, që e pësoi para një muaji. Dhe për këtë arsye nuk po luan te Lazio dhe nuk është përfshirë në listën e Kosovës për ndeshjet me Azerbajxhanin (7 shtator) dhe Ishujt Faroe (10 shtator).

-Advertisement-

Berisha ka thënë se është i mërzitur që do t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e para në garën e re të UEFA-s.

“Ka një muaj që jam i lënduar. Kam tentuar të kthehem për ndeshjet e Kosovës, por nuk ia dola. Kurrë më i mërzitur nuk kam qenë që i mungoj Kosovës. Por tani e rëndësishme është shërimi im dhe nuk dua të humb asnjë ndeshje tjetër të përfaqësueses”, ka thënë Berisha për gazetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera