Sport

Valon Behrami largohet nga Sioni pas vetëm 3 muajsh

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 07 October 2019

Ka zgjatur më pak se 3 muaj përvoja e Valon Behramit te Sioni në Superligën e Zvicrës. Futbollisti shqiptar, që deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka prishur marrëveshjen me klubin. 34-vjeçari nuk i ka bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.

“Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale. Në fund vendosëm të thoshim lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme, vendimi ishte i përbashkët,” – deklaroi Behrami.

Kujtojmë që ish-futbollisti Udineses, Napolit, Lazios, Genoas dhe Veronas në kampionatin italian në këtë sezon ishte aktivizuar në vetëm 4 takime në Superligën e Zvicrës për një total prej 301 minutash.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera