Sport

Valmir Sulejmani shprehet optimist para përballjeve të Kombëtares U-21

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 19 March 2018

Kombëtarja U21 ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, të cilat do t’i zhvillojë më 22 e 27 mars, kundër Azerbajxhanit, përkatësisht Gjermanisë, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan infokusi.

Në prag të këtyre ndeshjeve ka folur edhe ylli i skuadrës Valmir Sulejmani.

Valmir Sulejmani: Jam kthyer pas një pauze 7 muajshe nga lëndimi. Normalisht se nuk është e lehtë të kthehesh pas një lëndimi aq të rëndë, por ndjehem mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Kam luajtur 4-5 ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit dhe kam dhënë maksimumin dhe besoj se rikthimi po shkon mirë.

-Advertisement-

Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme pres që të korrim sukses. Gjermaninë e njoh shumë mirë sepse kam luajtur në ekipet e tyre U-17 dhe U-18, por nëse japim maksimumin dhe luajmë mirë kemi gjasa për fitore. Sa i përket Azerbajxhani nuk kam qenë në ndeshjen e kaluar, por besoj se kemi më shumë kualitet. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera