Valbon Krasniqi: Varianti Delta ka rënduar gjendjen në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 06 September 2021
Varianti i ri i koronavirusit i njohur si Delta, e i cili po njihet si një valë e re e Covid-19, po shkakton numër të madh të të infektuarve në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Në një intervistë dhënë në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës tha se situata aktuale me variantin e ri Delta është jashtëzakonisht e rënduar.
“Në këtë valë ne kemi pasur numrin më të madh ndonjëherë të shtrirë në spitalet e tona. Para pesë ditëve kemi pasur afër 1300 pacientë të shtrirë në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së, pesë prej tyre tashmë i kemi shndërruar në klinika apo në njësi Covidi”, ka thënë Krasniqi.
Ai shtoi se po arrijnë të menaxhojnë me sukses të gjitha rastet që po kërkojnë trajtim spitalor.
“Situata edhe pse është jashtëzakonisht e rënduar megjithatë ne si shërbim spitalor në klinikën universitar po arrijmë të menaxhojmë me sukses të gjitha rastet që kërkojnë trajtim spitalor”, ka thënë ai.
Në linkun në vazhdim mund të ndiqni emisionin e plotë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...