Vala e shtrenjtimeve të shpejta, përse u shtrenjtua buka
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 11 October 2021
Në shtator, indeksi i çmimeve të konsumit në grupin “Bukë dhe Drithëra” u rrit me 4.3% në raport me shtatorin 2020.
Këto ishin ritmet më të larta të rritjes që nga janari 2012, raportoi INSTAT. Pas një qetësie gati 10-vjeçare, çmimet e drithërave nisën rritjen e dukshme gjatë vitit 2020, të nxitura nga një kërkesë jo e zakontë në të gjithë botën nga frika e bllokimeve në lëvizje. Me heqjen e kufizimeve, çmimet patën një periudhë stabël gjatë verës 2021, por nisën rritjen e shpejtë për shkak se korrjet nuk ishin të mbara prej efekteve të ndryshimeve klimatike.
Një ton grurë në tregjet ndërkombëtare kushtoi në fundjavë 740 dollarë, me një rritje vjetore 26%. Industrialistët e miellit në vend pohuan se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare po reflektohet në mënyrë graduale.
Që nga fillimi i vitit disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë në disa raste buka që shitej 80 lekë tani shitet 90 lekë dhe ajo shitej 90 lekë shitet me 100 lekë, me një shtrenjtim rreth 15%.
Gjatë gushtit, çmimi i miellit u rrit 5 lekë për kilogram. Operatorët paralajmërojnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.
Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e Industrialistëve të miellit, thotë se rritja e çmimit të grurit do të jetë e përkohshme dhe çmimi do të varet nga prodhimi i vitit që vjen. Kur çmimi i grurit rritet fermerët priret të prodhojnë më shumë grurë. Kjo sjellje reflektohet kudo në botë. Rritja e prodhimit sjell edhe rënien e çmimeve.
Mirëpo tregu i bukës në Shqipëri nuk ka treguar elasticitet ndaj periudhave kur ulet çmimi në tregjet ndërkombëtare. Ulja reflektohet tek mielli, por jo të nënproduktet e tij sidomos buka. Çmimi i artikullit më të konsumuar në vend nuk ulet në rastet kur çmimi pëson rënie.
Nisur nga çmimet e larta, fermerët në zonat më prodhuese të vendit, Lushnjë dhe Fier, kanë nisur të mbjellin grurë. Nga korrjet e këtij viti ata fituan më shumë se me perimet, të cilat i kanë në bazë të kultivimit.
Shumë fermerë që disponojnë mjete që punojnë tokën të tilla si traktorë po marrin edhe toka me qira për t’i mbjellë me grurë, por më shumë gjasë, nëse prodhimi global rritet vitin që vjen ato nuk do të marrin fitimet e parashikuara këtë vit./Monitor
raktorë po marrin edhe toka me qira për t’i mbjellë me grurë, por më shumë gjasë, nëse prodhimi global rritet vitin që vjen ato nuk do të marrin fitimet e parashikuara këtë vit./Monitor
Të tjera
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...