Lajme

Vaksinohen edhe 15 925 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 23 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 474.783 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 4.139 testime, prej tyre 133 persona kanë rezultuar pozitiv, dy persona kanë ndërruar jetë dhe 805 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.

Në total numri i rasteve aktive është 6.077. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera