Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik i Anglisë, transmeton Klan Kosova.
Ndër të rinjtë, vaksina ishte tetë për qind më e efektshme se një vit më parë dhe ka punuar më së miri që kur u përdor për fëmijët më 2013.
Megjithatë, vaksina ishte e paefektshme tek njerëzit e moshës 65 vjeç e më lart.
Kjo mendohet të jetë për shkak të dështimit të vaksinës për të mbrojtur kundër llojit të gripit H3, i cili qarkullonte dimrin e kaluar.
Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë zgjedh tri llojet më të zakonshme të gripit për të krijuar vaksinën më të mirë.
Vaksinat e tilla janë zakonisht efektive në 50 për qind të rasteve.