Rozë

Vajza e Dwayne Johnson, emërohet ambasadore e “Golden Globe Awards”

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 16 November 2017

Vajza 16-vjeçare e aktorit të famshëm Dwayne Johnson, do të jetë ambasadorja e ardhshme e “Golden Globe”, një titull i cili është titulluar si “Miss Golden Globe”. Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Mediave të Huaja në Hollivud, transmeton.zeri.info.

Bukuroshja e re do të ketë mundësinë që t’ua dorëzoj statujat fituesve meritorë në 75 vjetorin e ndarjes së çmimeve nga “Golden Globe Awards”, që do të transmetohet në kanalin televiziv ‘NBC’ më 7 janar të vitit të ardhshëm.

Image

“Unë kam qenë me fat që jam rritur në një familje ku kam pasur shembuj të fuqishëm dhe ndjehem e nderuar që përfaqësoj HFPA-n në përvjetorin e 75-të”, ka dekalruar Garcia Johnson në një deklaratë. “Si Ambasadore e re e ‘Golden Globe’, shpresoj që të shërbej si shembull për të rinjtë kudo dhe t’i inspiroj ata të flasin për çështje për të cilat janë të pasionuar”, ka shkruar ajo ne Instagram.

-Advertisement-

Image

Vitin e kaluar, këtë detyrë e kanë pasur tri vajzat e Sylvester Stallone, Sophia, Sistine dhe Scarlet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera