Sport

Usyk mesazh Furyt dhe Wilderin para luftës së tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 05 October 2021

Pasi e mposhti Anthony Joshuan për të fituar titujt WBO, WBA, IBF dhe IBO, Oleksandr Usyk tani është pjesë e divizionit më të suksesshëm të këtij sporti.

Usyk prishi planet e padiskutueshme të kampionatit Joshua për peshat e rënda me një fitore ndaj boksierit britanik, dhe super -lufta e Joshuas me kampionin e WBC, Tyson Fury është aktualisht jashtë planifikimeve.

Usyk është gati të hyjë në ekuacionin e padiskutueshëm dhe po e mirëpret idenë e përballjes me fituesin e duelit Fury dhe Deontay Wilder, një luftë që do të zhvillohet të shtunën në “T-Mobile Arena” në Las Vegas

-Advertisement-

“Unë patjetër do të shikoj,” tha Usyk për “DAZN”. “Unë nuk mendoj shumë për atë që e fiton këtë ballafaqim. Do të jetë një luftë e mirë. Mos e nënvlerësoni Deontay Wilderin pasi ai ka goditje që të nekauton. Do ta shikoj me siguri dhe jam kurioz kush fiton. Unë do të luftoj me këdo që rrëmben rripin e titullit më të madh. Nuk më intereson nëse është Wilderi apo Fury. “, tha Osyk..

Fury është shihet si favoriti kryesor për të mposhtur Wilderin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy