Lajme

Ushtria turke s’ua harron të mirat FSK-së, e viziton në Turqi dhe ia uron Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 17 February 2023

Ushtarët e FSK-së që janë të angazhuar në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi patën sot një vizitë të veçantë.

Ata pritën ushtarët turq, të cilët shkuan për t’ua uruar 15 vjetorin e pavarësisë, në Hatay të Turqisë.

Në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre, u është dorëzuar edhe flamuri i Republikës së Turqisë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë nga FSK:

Kontigjenti i FSK-së, feston 15 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës, në Hatay të Turqisë

Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitoj ushtaraket tanë që gjinden në mision në Hatay të Turqisë, që të ju uroj diten e Pavaresisë së Republikës së Kosovës.

Kontigjenti i FSK-së, me këtë rast është vizituar nga Rexhimenti i Komandos Turke dhe në shenje falenderimi për mbeshtetjen e ofruar nga Shteti i Kosoves dhe veqanerisht FSK-ja, ekipit të FSK-së i dorezuan flamurin e Republikes se Turqise.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera