Fokus

Ushtria pa helikopter!

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 18 October 2018

Kuvendi i Kosovës i hapi rrugë të enjten ushtrisë së Kosovës.

Por, përkundër disa premtimeve, ushtarëve të ardhshëm të Kosovës po i mungojnë helikopterët.

Por, edhe kur të bëhen, dilemë e madhe do të jetë se kush do t’i drejtojë ata.

-Advertisement-

Për këtë çështje, Gazeta Fjala pati shkruar se në Turqi janë duke u trajnuar tre pilotë për drejtim të helikopterëve luftarak.

Por, sipas informacioneve, Qeveria e Kosovës ka planifikuar që fillimisht të blejë helikopter civil, për t’i licencuar dhe trajnuar ish-pilotët e armatës Jugosllave që tashmë janë në pension ose kanë ndërruar profesionin.

Megjithatë, Shkëlqim Krasniqi, kryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës pati deklaruar më herët se teknologjia ka avancuar dhe se këta pilotë tash janë jashtë rrjedhave të reja.

Krasniqi gjithashtu në një prononcim për Gazetën Fjala, pati deklaruar se pilotët që janë aktiv në Kosovë kanë njohuritë dhe dokumentacionin për të pilotuar Aeroplan ultra të lehtë, me maksimum 6 udhëtarë deri në 3500m lartësi dhe kryesisht për nevoja shkollore dhe turistike.

E licenca sipas tij është lehtë të merret, por kostoja vjetore për ta mbajtur atë është shumë e lartë.

“Gjithashtu kriteret për të mbajtur një licence valide të pilotit të çfarëdo lloj kategorie janë çdo ditë e më shumë të vështira, të cilat kërkojnë mjete financiare për të kryer numrin e orëve të fluturimit që kërkohen për vit kalendarik. Kur të llogaritet edhe servisimi i aeroplanëve, parkimi i tyre dhe regjistrimi shkojnë në shumë të papërballueshme”, tregon Krasniqi.

Asnjë pilot luftarak në Kosovë?

E deri vonë askush nga Kosova nuk ia ka mësyrë për ta marrë licencën për të pilotuar helikopterë.

Kjo licencë, Krasniqi shpjegon se merret së për një periudhë prej së paku 6 deri në 12 muaj.

Krasniqi gjithashtu tregon se është një mundësi e mirë që për fillim të mos blihen helikopterë ushtarakë, por helikopterë të cilët do të bartin qeveritarët për nevoja institucionale, helikopterë për ndihmë të shpejtë, si dhe helikopterë që do të përdorej nga policia.

Sipas ekspertit të kësaj fushe, vetëm helikopterët jo ushtarak që do të përmbushnin nevojat e Kosovës mund të kushtojnë deri në 2 milionë euro.

“Sikur gjithçka në treg ka modele dhe lloje të shumta të helikopterëve. Më të lirët janë nga 100 000 Euro e deri në 2 milionë euro. Krejt varet edhe pajisjet shtesë që kërkohen nga blerësi”, tregon kreu i Federatës së Aeronautikës së Kosovës.

Një përparësi e helikopterëve është se ata mund të ulen pothuajse çdo kund ku ka një hapësirë të rrafshët në sipërfaqe 700-1000 metra katrorë.

Megjithatë, deri më tani zbritjet e helikopterëve disa herë janë bërë në QKUK (rasti i Gërdecit në Shqipëri dhe transferime jashtë shtetit për shtetas të huaj), pa pasur një pistë të veçantë.

Për këtë punë, kreu u Aeronautëve të Kosovës, Shkëlqim Krasniqi thotë se janë duke u sorollatur me vite të tëra me dokumentacion për ta kthyer Aeroportin e Dumoshit afër Podujevës, që ka qenë aeroport sportive, por ende nuk ka asgjë konkrete.

“Në situatë më të mirë fare nuk është as Aeroporti i Gjakovës ku nuk funksionon asgjë dhe pajisjet milionëshe janë duke u dëmtuar e vjedhur pasi Qeveria nuk po e paguan as kompaninë që ka qenë përgjegjëse për sigurinë fizike”, pati deklaruar ai. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera