Lajme

“Ushtria e Kosovës” po bënë gati kazermën e re

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 05 October 2018

Rreth 600 mijë euro do të kushtoj ndërtimi i një objekti në Kazermën e FSK-së.

Në këtë objekt pritet të akomodohen Batalioni i-I-rë në Kazermën e FSK-së në Gjilan.

Për këtë Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë ka zgjedhur kompanitë do të merret me ndërtimin e objektit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se fituese ka dalë “Grup i Operatorëve Ekonomik: N.N.SH. “ISARS”; ” LONI ” SH.P.K.

Ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës është 547.800,01. Grupi i operatorëve pritet të përfundoj projektin për 2 vite.
Sipas KRPP-së 9 kompani kanë aplikuar në këtë tender./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera