Ushtarët ukrainas: Po luftojnë me të burgosur, jo me ushtarë rusë

Autori: Gazeta inFokus
23:18 | 18 September 2022
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, thotë se ata besojnë se po luftojnë kundër të burgosurve rusë dhe jo ushtarëve rusë, njoftoi gazeta ‘The New York Times’.
Dyshimet janë ngritur pas shqyrtimit të disa pamjeve filmike postuar në internet, të cilat duket se tregojnë përfaqësuesit e ‘The Wagner Group’, një kompani private ushtarake ruse, tek u premton të burgosurve, liri, në shkëmbim të përfshirjes në luftë në Ukrainë për gjashtë muaj. Megjithatë gazeta bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte vërtetësinë e videos.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se kapja e Bakhmutit është një nga qëllimet kryesore të sulmit në Ukrainë.
Gjatë një interviste që pritet të transmetohet të dielën në mbrëmje, presidenti Joe Biden paralajmëroi sërish presidentin Putin mbi rrezikun që paraqet përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Mos, mos, mos (e bëj)! Do të ndryshoni gjithçka që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Biden në një intervistë për rrjetin televiziv ‘CBS News’.
Zoti Biden nuk komentoi në mënyrë specifike se cila do të ishte përgjigjia e SHBA-ve nëse Rusia do të përdorte armë kimike ose bërthamore në Ukrainë.
“Ata do të shndërrohen edhe më shumë të padëshirueshëm nga sa kanë qenë ndonjëherë në mbarë botën”, shtoi ai. “Në varësi të asaj që ata bëjnë, do të përcaktojmë se çfarë reagimi do të ndërmarrim”.
Ky nuk ishte paralajmërimi i parë i presidentit Biden ndaj zotit Putin. Pas një takimi me partnerët e Bashkimit Evropian, G-7-ës dhe aleatët e NATO-s në muajin mars, zoti Biden tha se aleanca do t’i përgjigjet “në të njëjtën mënyrë” përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Ne do të përgjigjemi nëse ai i përdor ato”, tha zoti Biden, duke iu referuar zotit Putin. “Natyra e përgjigjes varet nga natyra e përdorimit”.
Një muaj më vonë, zoti Biden e quajti ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov si të papërgjegjshëm, duke iu referuar komenteve të këtij të fundit në televizionin shtetëror rus, se rreziqet e luftës bërthamore ishin të larta.
“Askush nuk duhet të bëjë komente boshe mbi përdorimin e armëve bërthamore apo mbi nevojën e përdorimit të tyre”, tha presidenti Biden.

Të tjera
-
Vetura go*det këmbësoren në Prishtinë
Një këmbësore është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Ukshin Hoti”...
-
Temperaturat në rënie gjatë fundjavës, sot mundësi për reshje shiu
Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kapl...
-
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington thotë se p...
-
67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku...
-
Gjendet i vde*kur një burrë në Gjilan
Një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm. Polic...
-
Sot shënohet festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet
Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në Gazi...
-
Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, parti...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...