Lifestyle

Ushqime që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 19 September 2023

Ushqimi i mirë, i freskët nuk duhet të kënaqë vetëm shqisat e të shijuarit, por njëherësh duhet të jetë garanci për standardet e vlerave ushqimore, ato të ruajtes së produkteve, mënyrës së shitjes, etj.

Ekspertët e sigurisë ushqimore flasin për katër produktet që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete dhe ja arsyet pse:

Qumësht i papasterizuar

-Advertisement-

I njohur si qumështi i papërpunuar, ky produkt nuk ka kaluar në një proces ngrohjeje që vret patogjenët, zgjat jetëgjatësinë dhe e bën pijen më të sigurt për konsum. Si rezultat, qumështi i papërpunuar mund të mbushet me mikrobe të dëmshme si salmonela, E. Coli apo listeria që janë burim sëmundjeje.

Produkte që kanë mbirë

Sipas ekspertëve, nuk duhet të qëndroni larg perimeve ( panxhari apo lakra), por ka disa syresh prej tyre që mund të lëshojnë filiza, pra të mbijnë edhe gjatë qëndrimit në supermarket. Ky ushqim mund të jetë burim i baktereve të dëmshme si E. coli dhe salmonela, ndaj është e rëndësishme që t’i lani para se t’i konsumoni. Mundësia që kontaminimi të ndodhë nuk është aq i madh, por është më shumë një rrezik i moderuar, ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e blerjes së tyre në supermarkete.

Ushqime të prera

Nëse do të hani produkte të prera paraprakisht, keni të njëjtin rrezik helmimi si me të gjitha ushqimet e tjera. Kjo sepse ju nuk e dini se çfarë ka bërë shitësi pas banakut gjatë prerjes së ushqimeve. Ushqimi i paketuar, sipas ligjit, duhet të kalojë nëpër një proces të rreptë, por ushqimi që shitet i hapur dhe i prerë paraprakisht është shumë i rrezikshëm. Ekspertët thonë që gjithçka duhet të lahet përpara konsumit dhe të ruhet në frigorifer për të garantuar standardet e sigurisë.

Ushqime të nxehta

Kur bëhet fjalë për vende ku shitet apo shërbehet ushqim i nxehtë, ekspertët priren të shikojnë kushtet se ku ruhet ushqimi i përgatitur mbi atë që ofrohet në të vërtetë. Rregulli numër një: I gjithë ushqimi duhet të mbahet në një temperaturë normale për të eliminuar mundësinë e kontaminimit. Një detaj tjetër që duhet konsideruar është edhe vendi ku mbahet, ku ekspertët sigurohen që xhami ku shërbehet është i pastër dhe shmang kontaktin direkt me blerësit, që mund të kolliten apo teshtijnë para pjatave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera