Lajme

Urimi i pavarësisë nga ambasadori amerikan, ish-presidenti Thaçi shfaqet plotë 5 herë në

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 17 February 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jefrry Hovenier ka zgjedhur që përmes një videoje ta urojë Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë. Përmes kësaj video, Hovenier ka treguar për mbështetjen që SHBA ka ndaj Kosovës.

Por, ajo çka bie në sy është që, në një video as dy minutëshe, më saktësisht 1 minutë e 55 sekonda, pesë herë shfaqet figura e ish-presidentit, Hashim Thaçi, njëherit personit që shpalli Pavarësinë e Kosovës.

Ani pse ambasadori e përmendi në videon e tij, Thaçi nuk u zu në gojë nga krerët e shtetit në këtë ditë festive.

-Advertisement-

Në video shihen edhe figura tjera të rëndësishme të shtetit, si ish-presidenti, Fatmir Sejdiu e presidentja aktuale, Vjosa Osmani, por në asnjë sekuencë nuk shihet kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Do të vazhdojmë të thellojmë këtë partneritet sepse në thelb marrëdhënia jonë ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demorkacisë, pavarësisë dhe diversitetit“, ka thënë mes tjerash ambasadori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera