Lajme

“Urat na bashojnë, bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit” – Kryeministri Kurti për protestën e serbëve

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 07 August 2024

Kryeministri Albin Kurti duke komentuar protestën e sotme të serbëve në afërsi të Urës së Ibrit, ka thënë se protestat janë e drejtë demokratike, të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kurti në një shkrim në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, nga ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, do të mbahet një bashkëbisedim me qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, në lidhje me përfitimet e hapjes së urës.

“I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit. Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka theksuar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera