Lajme

Uran Ismaili kritikon shëndetësinë: “Radhë të gjata, mungesë barnash dhe keqmenaxhim”

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka reaguar ndaj situatës kritike në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke theksuar favorizimet, keqmenaxhimin dhe mungesën totale të përgjegjësisë nga qeveria.

Sipas Ismailit, qytetarët përballen me radhë të gjata pritjeje, mungesë barnash esenciale dhe detyrohen të kërkojnë vetë zgjidhje për nevojat shëndetësore. Ai nënvizon se shëndetësia duhet t’u shërbejë pacientëve dhe jo të shfrytëzohet për pasurimin e kompanive private.

“Kësaj krize i themi STOP një herë e mirë me 7 qershor!”, ka deklaruar Ismaili gjatë takimeve me qytetarët.

-Advertisement-

Uran Ismaili fton qytetarët të mbështesin kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit, duke garantuar një përfaqësim të fuqishëm dhe të përgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy