Lajme

UP me identifikim elektronik për pjesëmarrjen e studentëve në ligjërata

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 21 December 2017

Universiteti i Prishtinës nga nesër pritet të aktivizoj “Sistemin e menaxhimit dhe monitorimit të vijueshmërisë në mësim”, përmes së cilës do të bëhet evidentimi i studentëve dhe raportimi i mësimdhënësve  në mënyrë automatike për orët e mbajtura mësimore, shkruan Infokusi.com

Ky sistem do të shërbej për të gjitha fakultetet e UP-së dhe evidentimi do të bëhet  përmes ID-kartelave të secilit studentë.

Për të mos përdorur më lista me nënshkrime të studentëve, është krijuar një shërbim më i lehtë përmes së cilës studentët do ta kenë përqindjen e pjesëmarrjes në SEMS-in e tyre.

-Advertisement-

Universiteti i Prishtinës nesër do të bëjë zyrtarisht promovimin e këtij sistemi në mënyrë që te japë gjitha informatat e nevojshme lidhur me funksionimin e këtij shërbimi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera