Uniformë policore serbe, BMW e armë, krejt çfarë sekuestroi Policia në aksionin e sotëm për rastin “Brezovica”
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 06 January 2022
Prokuroria ka dalë në një seancë të jashtëzakonshme për media, duke dhënë detaje për rastin “Brezovica”, ku të arrestuarit akuzohen kryesisht për ryshfet në këmbim të lejeve për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.
Zyrtari policor Agron Haziri tha se në aksionin e sotëm u arrestuan 4 persona, njëri prej të cilëve më pas u lirua. Ai tha se janë në kërkim edhe të 5 personave të tjerë.
Në aksionin e sotëm policor, Haziri tha se kanë sekuestruar armë, një veturë e gjëra të tjera, në mesin e të cilëve edhe një uniformë policore të ish-sistemit serb.
“Gjatë kontrollit të sotëm janë sekuestruar edhe dëshmi dhe prova materiale si në vijim: është sekuestruar një veturë BMW X1, armë CZE, armë tjetër Zastava, 136 fishekë, një kuti me armë, një karikator i zbrazët, një shtëpizë kompjuteri, një telefon mobil, USB, pesë video-kaseta, uniformë me mbishkrimin ‘policia e ish-sistemit jugosllav, ose serb’, një antiplumb dhe dokumente të ndryshme”, tha ai.
Haziri tha se 3 persona të arrestuar sot janë ndaluar për 48 orë. Në mesin e tyre janë kryeinspektori i Ministrisë së Ambientit, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku.
Ai njoftoi edhe për ngrirjen e mjeteve financiare në gjirollogaritë bankare të të akuzuarve dhe familjarëve të tyre.
“Në gjirollogaritë e personave të dyshuar kemi identifikuar vlerën monetare prej 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86 mijë e 146 dollarë amerikanë”, tha Haziri.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku, paraprakisht paralajmëroi se aksione të ngjashme si sot dhe ai më herët do të zhvillohen sërish.
“Nuk është aksioni i fundit. Ky proces do të vazhdojë në ditët e ardhshme dhe do të njoftoheni me kohë”, tha prokurori Maloku.
Gjatë aksionit të sotëm, Policia bastisi 9 lokacione në 3 komuna.
Të tjera
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...