Lajme

“Unë mund të rezistoj” – Kryetari i ri i Zubin Potokut: Nuk frikësohem nga banadat kriminale

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 24 April 2023

Kryetari i ri i komunës së Zubin Potokut nga PDK-ja, Izmir Zeqiri ka ftuar komunitetin serb të kësaj komune që të mos u binden urdhërave të Beogradit zyrtar dhe të grupeve kriminele, pas procesit zgjedhjor të mbajtur dje në katër komunat e veriut.

Presionin e madh ndaj qytetarëve nga Serbia për të mos dal në zgjedhje, Zeqiri e ka quajtur “mëkat të madh”, derisa u ka bërë thirrje atyre të lirohen nga kjo “mendësi kriminale”, shkruan Gazeta10.

“Unë mund të rezistoj. Unë nuk frikësohem. Dihen përpjekjet e Serbisë. Është mëkat se çfarë po bon Serbia me një pakicë të një shteti tjetër. Mos me guxu qytetari me dal as prej derës me votua, ky është një krim. Unë s’jam ai faktor që i bindën kësaj mendësie, unë do të thërras edhe serbët që të lirohen nga kjo mendësi që është kriminale.”, tha ai.

-Advertisement-

Zeqiri në Info10 në Kanal10 ka shprehur gatitshmërinë e tij për të bashkëpunuar me të gjithë qytetarët në të mirë të komunës dhe qytetarit.

“Nuk do të jetë proces i lehtë. Por ne jemi në përpjekje e sipër ta nxjerrim kuadrin më të mirë e profersional të mundshëm. Besoj se do t’ia dalim. Unë jam i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë në të mirë të qytetarit. Ne do të veprojmë vetëm në bazë të asaj që na thërret Ligji. Jam i gatshëm të ofrojë gjithcka në shërbim të qytetarit, pa dallim feje e nacionaliteti.?, tha tutje Zeqiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera