“Unë e kam marrë vendimin, flas pas finales”; Hazard i lë të gjithë në ankth
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 13 May 2019
Ylli i Chelsea, Eden Hazard, ka konfirmuar se e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, me belgun që mund të largohet nga “Stamford Bridge” për te Real Madridi. Bisedimet mes dy klubeve për këtë futbollist kanë qenë të vazhdueshme, prej disa kohësh, megjithëse ka pasur shpresa në Londrën perëndimore se Eden mund të nënshkruajë ende një kontratë të re. Marrëveshja e tij aktuale me blutë e Londrës do të përfundojë në verën e vitit 2020.
Chelsea kërkon 130 milionë euro për yllin e vet, për të cilin ndeshja kundër Leicester City, të dielën, mund të ketë qenë e fundit në Premier League, me fanellën e Chelsea. Skuadra e Sarrit siguroi vendin e tretë në klasifikim dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Hazard ka zbuluar se kjo arritje nuk do të ketë ndikim në të ardhmen e tij:
“Jo, nuk mendoj kështu. Unë e kam marrë vendimin tim. Pres që gjërat të ndodhin, por ia kam thënë klubit disa javë më parë. E kam marrë vendimin tim, por nuk ka të bëjë vetëm me mua. Kemi edhe një finale për të luajtur dhe pastaj do të shoh. E di mirë se si tifozët janë duke e pritur vendimin tim, por kjo është situata”.
Të tjera
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Tahiri tallet me deputetin e VV’së: Këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores
Deputeti i VV’së, Valon Ramadani, gjatë seancës së sotme, ku po shqyrtohet pr...
-
AAK nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, Tahiri: S’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm
Sot një javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë, ku do të diskutohet p...
-
Murati: 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë, nga skema e asistencës sociale
Ka filluar pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, kështu e ka ...
-
Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, ka shkelje ligjore
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhje së Kyresisë s...
-
Dënohet me burgim avokati që e kërcënọi Vehbi Kajtazin
Avokati Driton Dobruna është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kanosjen ...
-
Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë
Që nga ky muaj (nëntor) vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfe...
-
Abdixhiku: Mësuesit kosovarë ndjehen të nëpërkëmbur si pasojë e kësaj qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qever...
-
Raportohet se është dorëzuar vullnetarisht Granit Elshani, i dënuar për vrạsjen në ‘City Club’ në Pejë
I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, ës...
-
Vetëvendosje: Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një infografikë me të dhëna të agjencinë q...
-
Dyshohet se vodhi telefonë, llaptopë e ipadë në një dyqan të telefonave, arrestohet
Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në nj...
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...