Lajme

UNDP dhe GIZ lansojnë Programin për Zhvillim të Aftësive Digjitale

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 16 March 2022

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH lanson thirrjen për punëkërkuesit e rinj, për aplikim për Programin për Zhvillimin e Aftësive Digjitale.

Programi do të mbështesë 110 punëkërkues të rinj – në zhvillimin e aftësive digjitale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve (bootcamps) në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Të reja e të rinj të cilët aspirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre digjitale, do të pajisen me aftësi programimi, të gatshme për punësim në sektorin e TIK-ut. Programi bazohet në modelin Ready-to-Work (Gati për Punësim) dhe do të ofrojë trajnim praktik në programim, rrjete, dizajn dhe marketing digjital.

Si pjesë e programit të trajnimit dhe përmes një procesi konkurrues, 50 nga 110 përfituesit e Programit për Zhvillim të Shkathtësive Digjitale do të vendosen në kompanitë e TIK-ut për 6 muaj, përmes skemës për punë praktike.

-Advertisement-

Programi do të ketë në konsideratë të veçantë gratë, personat nga komunitetet jo-shumicë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Thirrja për aplikim për Programin e Zhvillimit të Shkathtësive Digjitale është i hapur deri më 08 Prill 2022.

Informata me të detajuara dhe Thirrja për Aplikim mund të gjendën këtu.

Projekti mbështet të rinjtë të cilët kërkojnë të aftësohen dhe të rikualifikohen nga kurse praktike, përmes qendrave lokale të certifikimit nga TIK-u.

UNDP mbetet e përkushtuar në rritjen e mbështetjes për të rinjtë në Kosovë dhe e sheh zhvillimin e aftësive digjitale si një pikë kyçe hyrëse për karrierat “të së ardhmes” dhe inkurajon të gjithë të rinjtë e të cilët janë të interesuar që të aplikojnë për Programin.

Programi për Zhvillim të Shkathtësive Digjitale implemenohet si pjesë e Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës 3 (PATP3) të UNDP-së, me mbështetje nga bashkëpunimi me GIZ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera