Lajme

Unaza e Çeliktë’ e Policisë aktivizohet pas plagosjes së katër personave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 01 September 2024

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave dyshohet se katër persona janë plagosur. Njëri nga ta raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast

-Advertisement-

Siç mëson Gazeta, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por te njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera