Sport

Unai Emery e konfirmon, Mustafi duhet të largohet

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 10 August 2019

Shkodran Mustafi nuk po kalon ditë të mira tek skuadra e Arsenal.

Në fillim ishin tifozët të cilët e fershëllenin në çdo rast që mbrojtësi kishte topin në përdorim.

Tifozët nuk e pëlqejnë më Mustafin, dhe po kërkojnë largimin e tij, për shkakun sepse futbollisti bën shumë gabime në fazën mbrojtëse.

-Advertisement-

Mbi këtë temë ka folur edhe trajneri i topçinjve, Unai Emeri, i cili ka treguar se ia ka komunikuar 27 vjeçarit se ndoshta duhet të largohet.

Megjithatë, tekniku spanjoll ndër të tjera shtoi se për momentin mbrojtësi të jetë pjesë e skuadrës, ai ka besim se do t’ia dalë të bëjë mirë.

“ Kam folur me të kur mbaroi sezoni, kam folur me Mustafin edhe kur filluam përgatitjet para-sezonale dhe kam folur sërish dy javë më parë, duke i thënë se ndoshta mund të largohej.

Por nuk kam dyshime nëse ai kërkon të luajë, sepse është një lojtar i mirë. Por, mbase vendosëm të ishim më kompetitivë në çdo pozicion, duke afruar në qendër të mbrojtjes David Luiz.

Disa lojtarë mund të luajnë më pak dhe vendosin të largohen. Por, momentin ai është këtu dhe nëse na duhet, atëherë do të luajë. Kam besimin se do të bëjë mirë”, u shpreh tekniku Emeri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera