Ultimatumi 48-orësh i OHT-së për MSh-në: Të zgjatet orari, të hapen klubet dhe sallat e dasmave
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 17 December 2021
Pas protestës që mbajtën të mërkurën përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Shoqata e Gastronomëve, lidhur me pakënaqësitë rreth masave anti-Covid, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Latifaj, i ka pritur të enjten në takim. Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva, ka treguar kërkesat që ka shfaqur ky sektor para ministrit Latifaj
Sogojeva ka deklaruar se OHT-ja dhe Shoqata e Gatronomëve kanë kërkuar që të largohet kufizimi i lëvizjes, të zgjatet orari i punës, të hapen sallat e dasmave dhe klubet e natës.
“Ministri i Shëndetësisë na ka ftuar dje në takim urgjent. Jemi ndarë jashtëzakonisht të kënaqur. Tani jemi në pritje, për 24 deri në 48 orë do të merret një vendim. Kemi kërkuar heqjen e orës policore, zgjatjen e orarit të paktën deri në orën 1:00, hapjen e ahengjeve dhe sallave te dasmave dhe hapjen e klubeve të natës. Por me kontroll të rreptë. Ne kemi marrë përgjegjësi që asnjë dasmor, asnjë person në hapësirat e mbyllura nuk mund të hyjë pa i pasur dy vaksinat ose testin PCR”, ka deklaruar Sogojeva.
Ai tha se në rast të rritjes së numrit të infektimeve, me MSh-në janë dakorduar që të takohen urgjent, për të ndërmarrë masa konform situatës epidemiologjike.
“Jemi dakorduar, nëse kemi raste të infektimeve, menjëherë urgjentisht të mblidhemi dhe të marrim masa konform situatës. Jemi zotuar, nuk ka dënime, ka mbyllje, nëse shkelen rregullat, ne si Odë jemi kategorikisht pro mbylljes për ata që nuk i respektojnë masat”, ka deklaruar Sogojeva për Express.
Derisa gjatë hapjes që u bë gjatë verës nuk kishte respektim të mjaftueshëm të masave, Sogojeva tha se kësaj radhe do të jetë ndryshe, pasi sipas tij këtu ndikon edhe vaksinimi më i madh i qytetarëve krahasuar me periudhën e verës.
“Është e vërtetë, por situata tani është pak më ndryshe, sepse i kemi pasur më pak të vaksinuar, tani i kemi rreth 66 përqind. Apeli ynë është që të vaksinohemi dhe të punojmë. Ata që nuk vaksinohen mos të kenë të drejtë në asnjë institucion të hyjnë, e lëre më në salla të dasmave e restorante”, ka deklaruar Sogojeva.
Ai tha se pret që MSh-ja t’i plotësojë kërkesat e OHT-së dhe Shoqatës së Gastronomëve, por në rast se nuk plotësohen, do të merren masa tjera.
“Nëse jo, ne vazhdojmë me padëgjueshmëri, kanë me u hapë krejt dhe le të dënojnë, ose s’ka shërbim për asnjë qytetar. Janë organet të cilat vendosin, nëse shumica pajtohet, unë e përkrahi”, ka deklaruar Sogojeva.
Ndryshe, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka paralajmëruar se sot gjatë ditës do të mbahet një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, por këta të fundit kanë refuzuar ftesën, pasi në takim s’është ftuar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Për këtë takim, AKK-ja ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pas konsultimit me kryetar të komunave ka vendosur që të kërkojë nga Kryetarët e Komunave të MOS marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për ditën e sotme në ora 14.00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim. MAPL-ja ka ftuar vetëm Kryetarët”, thuhet në reagimin e AKK-së.
Të tjera
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...
-
Eman Rrahmani: Doracaku ka qenë kancer i familjes, kjo është agjendë ideologjike e pushtetit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual...