Lajme

​Ulpiana Fest ndryshon Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 17 September 2023

Ulpian Fest po vazhdon edhe sot me aktivitete të shumta ndër to, shfaqje teatrale, prezantim të veshjeve tradicionale, recetave ushqimore, lojëra, valle e zeje artizanale.

Kështu ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili pa postuar edhe disa fotografi nga Parku Arkeologjik “Ulpiana”

“E diel shtatori, ditë me diell e ideale për të vizituar Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku edhe sot po zhvillohet Ulpiana Fest. Përgjatë dy ditësh në këtë lokalitet përplot histori e vlera po mbahen aktivitete të shumta, ndër to, shfaqje teatrale, prezantim i veshjeve tradicionale, recetave ushqimore, lojëra, valle e zeje artizanale. Ulpiana Fest është mbështetur nga Ministria e Kulturës”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera